Policia e Shtetit uron 7, 8 Marsin

Misioni i mësuesit, njësoj si misioni i punonjësit të Policisë, është përtej një pune apo profesioni. Të përzgjedhurit për këto misione kanë në dorë të ndërtojnë një të tashme solide dhe një të ardhme shpresëplotë.

Gratë dhe vajzat mirëpriten në organizatën e Policisë, si vlerë e shtuar dhe si model, nëpërmjet një gare të barabartë dhe meritokratike.

Respekti për ato që na sjellin në jetë, si dhe për ato që na i japin jetës një kuptim dhe na e bëjnë më të mirë‍‍, është kryevlera njerëzore.

Nëpërmjet këtyre vlerësimeve që përbëjnë frymën e organizatës, për mësuesit, gratë dhe vajzat, Policia e Shtetit uron 7, 8 Marsin.

G Ë Z U A R!