Fëmijë të Sigurt Online

FËMIJË DHE ADOLESHENTË, KUJDESUNI PËR SIGURINË TUAJ NË INTERNET!

Interneti na ndihmon të mësojmë, të komunikojmë, të argëtohemi dhe të krijojmë miqësi. Por edhe në internet mund të përballesh me persona ose situata që mund të të shqetësojnë apo të të vënë në rrezik.

Mendo para se të publikosh. Mbro të dhënat e tua. Nëse diçka të shqetëson, kërko ndihmë.

KËRKO NDIHMË. NUK JE VETËM.

Nëse diçka të shqetëson ose të bën të ndihesh në rrezik, mos hesht dhe mos u përpiq ta përballosh vetëm.

Fol me prindërit, mësuesin, psikologun e shkollës, një të rritur të besuar ose Policinë e Shtetit.

Nëse mendon se je në rrezik të menjëhershëm, kërko ndihmë pa vonesë.

DENONCO KRIMIN KIBERNETIK

POLICIA E SHTETIT
Mbro veten. Mendo para se të klikosh.