Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. P., 43 vjeç, banues në fshatin Sopot, pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke;
-E. T., 28 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një 21-vjeçar.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. P., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte pa leje, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 38-vjeçari është dëmtuar dhe është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.