Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që nga data 20.10.2021.

Jaupi ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Policinë e Shtetit, prej vitit 1990. Ai ka kryer detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, si më poshtë:

  • Drejtor i Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste e Krimeve të Hapura, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 19.10.2004 deri në datën 20.10.2005.
  • Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, nga data 21.10.2005 deri më datë 06.2006.
  • ZV/Drejtor për Krimet në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga data 12.05.2014 deri më datë 27.04.2015.
  • Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomiko-Financiare, në Departamentin Kundër Krimit të Org. dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 28.04.2015 deri më datë 17.11.2015.
  • Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga data 16.02.2015 deri në datën 15.02.2018.
  • Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 16.02.2018 deri në datë 29.05.2019.
  • Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga data 30.05.2019 deri në datë 20.10.2021.