Prioritete të kësaj jave, konstatimi i rasteve të drejtimit të motomjeteve në mënyrë të parregullt dhe konstatimi i mjeteve me masa administrative të papaguara.
Si rezultat, gjatë një jave, janë vënë:
●257 masa administrative për parakalime të gabuara;
● 233 masa administrative për ndalim të gabuar të mjetit;
●97 masa administrative për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
● 74 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
● 61 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
●25 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
●6 masa administrative për xhama të errësuar pa autorizim ose në tejkalim të tij;
● 4 masa administrative për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
●317 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
🚓 Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjete bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjithashtu, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët🚸
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular📵
