Trajnohet personeli i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Trajnimi, me temë “Forcimi i integritetit dhe përmirësimi i vlerësimit të performancës në Policinë e Shtetit”.

Trajnimi 5-ditor për personelin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale u përshëndet nga Drejtori i Drejtorisë, z. Dhimitraq Ziu. Trajnerë ishin ekspertë të programit SCPA, ekspertë të Ministrisë së Brendshme dhe ekspertë të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Gjatë trajnimit, personeli i Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe trajnerët shkëmbyen mendime, si dhe praktikat dhe eksperiencat më të mira, përsa iu përket çështjeve si:
-kuptimi i standardeve, kritereve dhe procedurave institucionale dhe individuale për vlerësimin e performancës;
-promovimi i standardeve etike individuale dhe institucionale për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien;
-rritja e aftësive ndërpersonale dhe teknike për të përmirësuar inspektimet dhe menaxhimin e ankesave;
-vënia në zbatim e një qasje analitike dhe bashkëpunuese për të përmirësuar veprimet dhe performancën e Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Trajnimi do t’i shërbejë përmbushjes së plotë, profesionale dhe efektive të detyrave funksionale që ka kjo Drejtori, si një hallkë tejet e rëndësishme e Policisë së Shtetit.