Vizita, me ftesë të Drejtuesit të Projektit të Policive Britanike për Luftën ndaj Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor, z. Adam Ball.
Kjo vizitë konsistoi në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore shqiptare dhe atyre britanike, në luftë ndaj çdo fenomeni kriminal, veçanërisht ndaj krimit të organizuar.
Në këtë drejtim, delegacioni shqiptar pati takime të frytshme me drejtuesin e Policisë britanike për Luftën ndaj Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor z. Ball dhe me ekipin që e shoqëronte, i përbërë nga drejtues të strukturave kundër krimit të organizuar në Policinë Metropolitane të Londrës.
Një vëmendje e veçantë në këtë vizitë iu kushtua bashkëpunimit me strukturat e laboratorit të Policisë Shkencore Metropolitane, me të cilat u zhvilluan takime dhe shkëmbime eksperiencash.
Gjithashtu, u realizua dhe një vizitë në një nga komisariatet e Policisë në Londër, i cili mbulon një zonë ku jetojnë shumë nga bashkatdhetarët tanë, për të parë nga afër problematikat dhe mundësitë e bashkëpunimit konkret në terren.
Në përfundim të vizitës, janë hedhur hapa konkretë të bashkëpunimit operacional policor.