Raporti ditor i ngjarjeve, 10 gusht 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Durrës/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Agjencia”.Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, që u zhvillua mbi informacionet e siguruara nga Policia e Durrësit, për një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.Kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas.Njëri prej të arrestuarve, pronari i agjencisë, ndërsa një të arrestuari tjetër iu gjet dhe një përforcues grushti.Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:E. B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.Gjatë kontrolleve të imtësishme në këtë ambient, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti (që iu gjet shtetasit A. Gj.) dhe 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Pogradec-Goditi me fadromë, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit, një pushues, i cili si pasojë u dëmtua rëndë, vihet në pranga drejtuesi i këtij mjeti.Në pranga dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, mbi dyshime për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas të aksidentuar nga një fadromë, në plazhin e Pogradecit, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, operacioni policior i koduar “Castellon 2”.Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është  finalizuar një tjetër operacion, në bashkëpunim  të ngushtë me DVP Tiranë.Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”,  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit G. S., 25  vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 95 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 6 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve ekonomike- 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i kërkuar për disa vjedhje, është kapur dhe ndaluar nga Policia. Gjithashtu, janë evidentuar 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë, të kërkuar për krime në këtë fushë, janë kapur dhe ndaluar nga Policia.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Më tej, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 8 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.