Tiranë/Policia e Tiranës, pjesë e angazhimit ndërinstitucional në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Tiranë/Policia e Tiranës pjesë e angazhimit ndërinstitucional në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, u zhvillua në Bashkinë Tiranë mbledhja e Ekipit Teknik Ndërdisiplinor (ETN), me pjesëmarrjen e zëvendëskryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Etleva Bisha, dhe përfaqësuesve të institucioneve partnere.

Gjatë takimit, Policia e Tiranës theksoi rolin e saj në tre drejtime kryesore:

-Parandalimin e dhunës, përmes ndërgjegjësimit, identifikimit në kohë të rasteve dhe bashkëpunimit me institucionet partnere.
-Reagimin dhe trajtimin e rasteve, përmes marrjes së denoncimeve, ndërhyrjes së menjëhershme dhe kryerjes së veprimeve ligjore.
-Mbrojtjen e viktimave, përmes vlerësimit të riskut, marrjes së masave mbrojtëse dhe koordinimit me institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e mekanizmave të referimit, me qëllim garantimin e një përgjigjeje sa më efektive ndaj çdo rasti.

Dhuna nuk duhet toleruar dhe as fshehur. Denoncoje!