Flamuri që na bashkon!🇦🇱👮♂️🤝👧👦
Nga veriu në jug të Shqipërisë, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shpërndarë flamuj kuqezi për nxënësit, duke përcjellë emocionin dhe krenarinë për simbolin tonë kombëtar, në prag të festave të nëntorit, që simbolizojnë historinë, identitetin kombëtar dhe lirinë e Shqipërisë.
Një gjest i vogël, por me shumë kuptim, i mirëpritur me respekt, ngrohtësi dhe buzëqeshje nga nxënësit.
Sepse dashuria për atdheun dhe flamurin kombëtar, si dhe krenaria për simbolet tona, kultivohen që në fëmijëri.
Policia, çdo ditë pranë fëmijëve, për t’iu krijuar atyre një mjedis të sigurt dhe të qetë, ku të mësojnë dhe të rriten.
Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱
#PoliciaEShtetit
#FestatENëntorit
#Shqipëria
