Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 11, 12 gusht 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rec.”, për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti, të kryer 5 ditë më parë.Dogjën automjetin e një shtetasi, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”, në kuadër të të cilit u identifikuan, u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi S. K., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit E. Gj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Bashkëpunim i vazhdueshëm me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale të ndryshme.Vijon në Lezhë, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet paralelisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.Organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij, kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.Për kryerjen e vrasjes, 30-vjeçari bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë.Specialistët e strukturave hetimore dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. Gj., 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Korçë-Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri në ajër.Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij.24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M. S., 24 vjeç.24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.Vijon puna për kapjen e shtetasve M. D. dhe Dh. D.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Klos-Kryenin aktivitet ekonomik, në një subjekt minerar, në cenim të rregullave për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe pa qenë të pajisur me dëshmitë përkatëse të aftësive për këtë aktivitet, procedohen penalisht 5 shtetas.Të proceduarit, drejtuesi teknik i subjektit minerar, një magazinier dhe 3 zjarrmëtarë.Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara nga Strukturat e DVP Dibër, në subjektet minerare që operojnë në qark, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, të parashikuara për këto subjekte, është konstatuar se në zonën minerare “Shkallë”, në fshatin Cërujë, disa shtetas vepronin në paligjshmëri. Për këtë shkak u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, për shtetasit B. L., 61 vjeç dhe H. B., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe për shtetasit N. Ç., 53 vjeç, B. M., 41 vjeç dhe S. Sh., 56 vjeç, të tre banues në Klos.Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit dhe i monitorimit të kryer prej disa muajsh, ndaj aktivitetit të këtyre shtetasve, rezultoi se në subjektin me drejtues teknik 61-vjeçarin dhe me magazinier 60-vjeçarin, ishin përdorur rreth 1153 kilogramë lëndë plasëse dhe 1558 kapsolla detonatore, në cenim të rregullave për përdorimin civil të tyre.Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë ushtronin profesionin e zjarrmëtarit në këtë subjekt minerar, edhe pse iu kishte përfunduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion.Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Port, Durrës/Operacione të njëpasnjëshme kundër krimeve kufitare.Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 3”, i treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.Sekuestrohen 100 460 paund. Arrestohet 30-vjeçari që vinte nga Anglia dhe tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri, me çantë.Gjatë kësaj jave, në këtë pkk u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra gjatë sezonit turistik 2023, për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativave për të futur para në vendit tonë, pa i deklaruar.Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 206 shtetas, konkretisht: 42 shtetas janë vënë në pranga, 140 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 24 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste- 9 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të krimeve kompjuterike, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për  rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, 6 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 16 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa një shtetas tjetër është ndaluar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, të kryer më parë.

Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 23 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallëzimi i krimit”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Kanosja e gjyqtarit”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar nga 3 raste të veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, dhe për çdo rast të secilës vepër, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.

Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale “Dhunimi i banesës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, dhe për çdo rast të secilës vepër, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.

Më tej, janë evidentuar:

-6 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Përndjekja”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 34 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 13 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 21 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.