DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit A. Sh., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në këtë qytet ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksawagen” në gjendje të dehur.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit Gj. R., 66 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.