Durrës – I shpallur në kërkim për vjedhje, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari

Durrës

I shpallur në kërkim për vjedhje kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin D. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në banesa të ndryshme ku vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.