Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në bulevardin “18 shtatori”, Gjirokastër, ju informojmë se Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. X., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konfliktuar fizikisht me një 34-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. P., dhe S. P., (bashkëshortë), banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi me vetëgjyqësi kanë dëmtuar murin e një objekti (magazinë) në pronësi të shtetasit Th. P.
Specialistët për Hetimin Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. R., 59 vjeç, banues në fshatin Dervician, Dropull, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë borxh një shumë parash një shtetasi dhe nuk ia ka kthyer.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.