Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin B. S, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– V. K.(T)., 28 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami”, gjatë kontrollit të kryer në ambientet e subjektit që ka në administrim iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– F. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– A. Q., 18 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit MDMA.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit F. D., 26 vjeç pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin të shtetasit Z. Gj., 28 vjeç pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse.

Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.