DVP Gjirokastër – Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 41 vjeç, banues në lagjen Manalat, Gjirokastër, pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij.
————————–
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B. B., 47 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi është konstatuar duke prerë dru në pyllin e fshatit Dukaj.
——————
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ekzekutimi i Urdhrit të Ekzekutimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për Ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e masave të sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë(me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve me vendimin e mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është caktuar masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.