Raporti i ngjarjeve, 31 janar 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 74 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 9 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar, dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të krimeve kibernetike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 rast i mospagimit të taksave dhe tatimeve, për të cilin po hetohet për të individualizuar përgjegjësinë penale.

Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 13 të tjerë, që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet një call centeri në Tiranë.

Janë ndaluar 2 shtetas të kërkuar përkatësisht për përndjekje ose për shtrëngim me anë të kanosjes, për dhënie të pasurisë.

Për një rast të mëparshëm të kallëzimit të rremë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.