Raporti i ngjarjeve, 20 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 114 shtetas, konkretisht: 28 shtetas janë vënë në pranga, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kanosjes për shkak të detyrës, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i falsifikimit, krimeve kibernetike, krimeve ekonomike, mashtrimit, shpifjes, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, goditjeve për shkak të dëtyrës dhe vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 4 shtetas për shpërdorim të detyrave.

Janë kapur dhe ndaluar:

-1 shtetas i kërkuar për përndjekje;

-1 shtetas i kërkuar për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës;

-1 shtetas i kërkuar për kanosje dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse;

-1 shtetas i kërkuar për shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës, për dhënie të pasurisë;

-1 shtetas i kërkuar për mosdhënie të mjeteve për jetesë.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 viktima dhe 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.