Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 107 shtetas, konkretisht: 49 shtetas janë vënë në pranga, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjatë operacionit “Blic 34” në Tiranë, janë vënë në pranga 28 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për raste të mëparshme në këtë fushë, është ndaluar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste. 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të krimeve kibernetike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, përndjekjes dhe prishjes së qetësisë publike, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, falsifikimit të dokumenteve dhe përvetësimit të padrejtë të titullit shtetëror, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur dhe braktisjes së fëmijës së mitur, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i dhunimit të banesës, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për 1 rast të mëparshëm të sigurimit të kushteve/mjeteve materiale, për të kryer vrasje, është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas.
Për 1 rast të mëparshëm të heqjes së paligjshme të lirisë, është ndaluar 1 shtetas.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.