Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 221 shtetas, konkretisht: 59 shtetas janë vënë në pranga, 145 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 29 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 32 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 21 raste, 10 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 10 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 25 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 19 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-6 raste të vetëgjyqësisë. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të falsifikimit. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të prishjes së qetësisë publike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-3 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të përndjekjes. 3 shtetas janë vënë në pranga;
-2 raste të krimeve kibernetike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të shpërdorimit të detyrës, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për këtë vepër penale, gjatë një operacioni policor të drejtuar nga SPAK-u, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër;
-nga 1 rast i kanosjes për të mos kallëzuar dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, fyerjes, vjedhjes së energjisë elektrike, ndërhyrjes së padrejtë në jetën private, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe marrjes së padrejtë të fëmijës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
4 shtetas të kërkuar përkatësisht për fyerje, moskallëzim të krimit, deklarim të rremë përpara OPGj-së dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, janë kapur dhe ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 15 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 27 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 45 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 23 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.