Raporti ditor i ngjarjeve, 8 gusht 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive

Gjirokastër-Lokalizohet dhe kapet 25-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, pasi transportonte me automjet, kundrejt 500 eurove/person, 8 emigrantë.Ditën e djeshme, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 2 bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë.Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve që ishin implikuar në një rast të transportimit të 8 emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë lokalizuar në Krujë, kapur dhe ndaluar shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Krujë.25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisuar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.Gjithashtu, për këtë rast, dje, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga shtetasit A. B. dhe A. K. që monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M. transportonte emigrantët.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Punë intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim.Si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje nga pakujdesia”.Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin: – H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 27 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë

Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të krimeve kompjuterike, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 6 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste në fushën e mosbindje/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për këtë veprim të kunderligjshëm, është kapur dhe ndaluar;

-nga 2 raste të veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast;

-nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Fyerja” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilave 7 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.