Raporti ditor i ngjarjeve, 26 tetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrugica”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.Vodhi me dhunë, në rrugë, varësen e floririt që mbante një 19-vjeçare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.Autori, me precedentë të mëparshëm kriminal për vjedhje dhe në fushën e narkotikëve.Pas denoncimit të bërë nga një 19-vjeçare, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, varësen e floririt që mbante, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u kap shtetasi E. Ll., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, veprime të mëtejshme. 

Fier/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë, në çdo shkollë të qarkut, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në këto ambiente, si dhe në vijim të megaoperacionit “Tempulli”.Arrestohet një 15-vjeçar që iu shiste doza cannabisi, 2 gjimnazistëve, në banesën ku vuante masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën veprimtari kriminale.15-vjeçari, i proceduar penalisht 9 herë më parë, ishte arrestuar nga Policia, me datë 4 tetor, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.Procedohen penalisht dy 17-vjeçarë që u kapën në banesën e arrestuarit, duke blerë doza cannabisi.Sekuestrohet një sasi e kësaj lënde narkotike, e ndarë në doza.Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si dhe i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të garantuar që fenomenet kriminale të mos depërtojnë në shkolla, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa.Gjatë kontrolleve në banesën e një 15-vjeçari, në lagjen “11-janari” (ku ky shtetas vuante masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, sepse ishte arrestuar nga Policia, me datë 4 tetor, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”), ky shtetas u kap në flagrancë duke iu shitur 2 gjimnazistëve 17-vjeçarë, doza të lëndës narkotike cannabis sativa.Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua 15-vjeçari, u proceduan në gjendje të lirë dy 17-vjeçarët, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Përmet-Plagosi aksidentalisht, me armë gjahu, kushëririn e tij, ndërkohë që po kryenin gjueti të kundërligjshme, në fshatin Munushtir i Vjetër, vihet në pranga 38-vjeçari.Sekuestrohet arma e gjahut me të cilën u krye plagosja.Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir, për veprat  penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut e 38-vjeçarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7.Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis.Sekuestrohen 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë  kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vora 2”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 28 shtetas janë vënë në pranga, 63 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste– 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar një tentativë vrasjeje, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë ;

-3 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e krimeve kompjuterike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Për raste të mëparshme, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale të strukturave të Policisë:

-është ndaluar 1 shtetas për dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve;

-është ndaluar 1 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike;

-është ndaluar 1 shtetas për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”;

-është ndaluar 1 shtetas për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.