Përmet – Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Evdientohen dhe asgjësohen fidanë Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.Sh., 22 vjeç.
M.Sh., 32 vjeç.
Xh.M., 22 vjeç.
E.M., 18 vjeç, të gjithë banues në Këlcyrë, pasi:

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kishin kultivuar 76 fidanë kannabis në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.