Lushnjë – Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Lushnjës vë në pranga një shtetas pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ardenicë, Njësia Administrative Kolonjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K, 20 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.