Kukës/Java e Sigurisë Rrugore, zhvillohen aktivitete me nxënësit

Kukës/ Takime ndërgjegjësuese në shkolla për edukimin e brezave të rinj mbi sigurinë rrugore.

Në kuadër të punës për rritjen e sigurisë rrugore dhe edukimin e të rinjve, Ndihmësspecialisti për edukimin në shkolla i DVP Kukës dhe punonjësit e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, zhvilluan aktivitete informuese me nxënësit e shkollës 9- vjeçare “1 Qershori”.

Gjatë këtyre takimeve, nxënësit u përfshinë në bashkëbisedime interaktive, ku diskutuan mbi rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe sjelljen e sigurt si përdorues të rrugës.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kalimit të sigurt në vendkalimet e përcaktuara dhe respektimit të semaforëve, si elementë kyç në parandalimin e aksidenteve.

Punonjësit e Policisë Rrugore theksuan rolin e edukimit dhe ndërgjegjësimit që në moshë të hershme, si një faktor i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e rasteve të aksidenteve.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është pajisja e nxënësve me njohuritë e nevojshme për të qenë përdorues të përgjegjshëm të rrugës dhe për të kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet.

Çdo veprim i kujdesshëm në rrugë shpëton jetë.

#SiguriaRrugore
#PoliciaKukës
#PoliciaeShtetit
#Edukim
#Siguri