Në kuadër të nismës “Java e Sigurisë Rrugore”, tashmë traditë e përvitshme e strukturave të Policisë së Shtetit, në javën e fundit të muajit prill, u zhvillua aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme “Leonik Tomeo”. Aktiviteti u zhvillua nga Ndihmësspecialisti e DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe me stafin pedagogjik.
Gjatë takimit u zhvilluan bashkëbisedime dhe orë informuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor , respektimin e sinjalistikës, sjelljen e sigurt si këmbësorë dhe përgjegjësinë e gjithësecilit për parandalimin e aksidenteve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kalimit të sigurt në vijat e bardha dhe respektimit të semaforëve, si elemente thelbësore për sigurinë në rrugë ♂️.
Aktivitete të tilla që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve për një kulturë më të sigurt rrugore, do të vijojnë.