Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, janë finalizuar 4 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe për kapjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.11.2026, për plagosjen e shtetasit A. B. me mjet prerës, bëjmë me dije se, nga veprimet hetimore, u zbardhën rrethanat e rastit dhe u identifikuan 3 shtetas të përfshirë. Në vijim, u shpallën në kërkim shtetasit A. B. dhe K. Xh., si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. M., pasi dyshohet se më datë 22.11.2026, në fshatin Zvezdë, Maliq, shtetasit A. B. dhe K. Xh. kanë hyrë në lokalin e shtetasit I. M., duke u prezantuar si punonjës policie, dhe e kanë dhunuar atë. Në vijim, shtetasi I. M. ka goditur me një send të mprehtë, në krah, shtetasin A. B.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 4 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi K. H., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “1 Maji”, ka ndezur zjarr në dy kosha plastikë mbeturinash. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur pjesërisht një automjet i tipit “Toyota”, i parkuar pranë koshave. 44-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 8 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 8 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.
Dje, në fshatin Samaticë, Dimal, shtetasi Z. Z., 67 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, si pasojë e së cilës automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Dje, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Maliq shtetasja A. Zh. se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin B. Zh., që prej datës 21.11.2025. Po punohet për gjetjen e tij.
Rreth orës 06:00, në fshatin Qesarat, Gjirokastër, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së saj, shtetasja B. H., 67 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
