Lezhë
Të gjithë bashkë për sigurinë rrugore
Punonjësit e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me ndihmësspecialistët e edukimit në shkolla, kanë zhvilluar një aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, mbi sigurinë rrugore.
Gjatë aktivitetit në terren, ata kanë bashkëbiseduar mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikës vertikale dhe horizontale, rëndësinë e vënies së rripit të sigurimit, shmangien e përdorimit të celularit apo pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, si dhe mbi rëndësinë e respektimit të rregullave edhe nga këmbësorët.
Të veshur me jelekët dhe kapelet e uniformës policore, si dhe të shoqëruar nga punonjësit e Policisë, nxënësit kanë shpërndarë tek drejtuesit e mjeteve, fletëpalosje me mesazhe sensibilizuese mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
#Siguriarrugorekontributitëgjithëve.
#Siguriarrugorefillonngane
