Krujë – U konstatua duke bërë manovra të gabuara me automjet, në gjendje të dehur, arrestohet

Krujë

U konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke bërë manovra të gabuara me automjet, në gjendje të dehur, në masën 2.12 mg/l, vihet në pranga 53-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Krujë, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetin, në mënyrë të parregullt, në Fushë Krujë, i kanë bërë shenjë për ndalim drejtuesit të një automjeti që po bënte manora të gabuara.

Pas verifikimit të dokumentacionit, drejtuesi i automjetit, shtetasi B. B. iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 2.12mg/l.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

DVP Tiranë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.