Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 10 shkurt 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST ËINTER”.   Operacioni nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër.  Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Vihet në pranga poseduesi.  Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi M. S. dispononte armë zjarri dhe mjete të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “LAST ËINTER”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekustruar 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

DVP Fier – Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. O. Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të tre shtetasit kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Policisë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori, pasi në lagjen “Çlirimi”, Lushnjë, shtetasi G. Sh., 18 vjeç, është aksidentuar nga një automjet i paidentifikuar, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja. Shtetasi G. Sh., pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, në ngarkim të shtetasit F. A., banues në Hekal, Mallakastër, pasi ka zaptuar 700 metra katror tokë shtet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës – Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 22 vjeç dhe S. K., 47 vjeç, të dy banues Durrës, pasi më datë 08.02.2022, në mbrëmje, në rrugën “Bajram Tusha”, në lagjen nr.14, Durrës, 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi F. K. dhe u dëmtua rëndë shtetasi D. H., i cili ka humbur jetën më vonë në spital. Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: F. T., 45 vjeç dhe E. K., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; A. K., 50 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 25 janë arrestuar në flagrancë dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Berat dhe 1 në Durrës; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Tiranë, me dy autorë të shpallur në kërkim.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, me 2 autorë të arrestuar/ndaluar dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste: 3 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 2 në Shkodër, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë dhe 1 në Kukës.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 3 shtetas për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Vepra të turpshme” dhe 1 për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për shkatërrim prone, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan.

Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në Dibër janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Pushtim toke”.

Në Lezhë ëhstë proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 2 viktima dhe 6 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.