Korçë/Policia Rrugore monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet, në mënyrë të parregullt.
Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
E. Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.
Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.