Fier – Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

Po punohet për identifikimin e viktimës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.