Bënte gara shpejtësie duke i postuar videot në rrjete sociale, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Tiranës

Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative 50.000 lekë.

Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku një mjet tip “BMW”, nuk ka rregulluar shpejtësinë duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimi ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.