Fier – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Arrestohet edhe një shtetas për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në fshatin Cakran, në lokalin e shtetasit T. H., shtetasi M. K., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.
Gjatë kontrollit të lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 23 vjeç, banues në Cakran, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe shtetasin T. H., 41 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.