Dibër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 3 procedohen në gjendje të lirë, 4 shpallen në kërkim

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas, dhe shpallen në kërkim policor 4 të tjerë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E.Ç., 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.04 mg.l.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I.Ç., 21 vjeç; L. V., 31 vjeç; A. V., 29 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A.M., G. Z., K. A., A. A., pasi në qytetin e Peshkopisë në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta janë konfliktuar dhe si pasojë e konfliktit kanë mbetur të lënduar me sende të forta shtetasit L.V., A.V., I.Ç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.