Elbasan – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin I. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasen D. N., 61 vjeçe, banuese në Elbasan. Gjithashtu ka thyer xhamat e dyqanit në pronësi të kësaj shtetaseje, në bashkëpunim me djalin e tij të mitur 15-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, dhe shtetasi H. D., 53 vjeç banues në Gostimë, Cërrik, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.