Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale

 

Drejtues i Lartë Neritan Nallbati mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,nga data 01.08.2022.

Në vitet 1989-1991 ka kryer Arsimin e Lartë (DND) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Nga data 01.10.1991 deri më datën 29.02.1992, është titulluar oficer dhe ka kryer kursin për oficer të policisë kriminale në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 2015-2017 ka kryer studimet “Master”. Ka kryer në Domën Kombëtare të Ndërmjetësve, shkollën e ndërmjetësit. Ka kryer trajnime të ndryshme profesionale dhe menaxheriale brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Nallbati ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Policinë e Shtetit, prej vitit 1991, dhe ka kryer detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, si më poshtë:

Specialist dhe shef i Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, nga data 01.03.1992 deri në datën 31.07.1998.

Shef Komisariati, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, nga data 01.08.1998 deri në datën 30.11.1998.

Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, nga data 01.12.1998 deri në datën 31.12.1999.

Specialist, në Drejtorisë e Policisë Kriminale, në Ministrinë e Rendit Publik, nga data 01.01.2001 deri në datën 21.04.2002

Specialist dhe shef zyre, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, nga data 01.02.2000 deri në datën 15.01.2001.

Drejtor i Drejtorisë të Policisë Qarkut Vlorë,  nga data 22.04.2002 deri në datën 21.07.2003.

Drejtor i Drejtorisë të Policisë Qarkut Elbasan, nga data 22.07.2003 deri në datën 21.11.2003.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga data 09.10.2013 deri në datën 27.04.2015.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nga data 28.04.2015 deri në datën 27.04.2017.

Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga data 28.04.2017 deri në datën 21.07.2019.

Drejtor i Drejtorisë të Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga data 22.07.2019 deri në datën 11.06.2020.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, nga data 12.06.2020 deri në datën 05.07.2021.

Drejtor i Pepartamentit për Sigurinë Publike, nga data 05.07.2021 deri në datën 20.10.2021.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nga data 20.10.2021 deri në datën 01.08.2022.