Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 67 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, një valixhe dhe një çantë dore, në banesën e shtetases B. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit M. N., 31 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases D. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen e shtetasit M. R., 26 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. T., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– R. C., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.