Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rezultati”. Zbulohet një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj”, i përshtatur për shitje të lëndëve narkotike dhe lojëra fati.
Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit.
Vihet në hetim djali i tij, pasi mbante në banesë, në mënyrë të kundërligjshme, disa sende.
Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (e ndarë në doza, gati për shitje), pajisje dhe sende nëpërmjet të cilave luheshin lojëra fati të ndryshme, 1 radio, 1 palë pranga, 1 mjet prerës (thikë) dhe sasi fishekësh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, ndërhynë në ambientet e një lokali në rrugën “Thoma Koxhaj” që dyshohej se ishte vënë në dispozicion të disa veprimtarive kriminale.
Për rastin, në kuadër të operacionit të koduar “Rezultati”, u arrestua pronari i lokalit, shtetasi E. C., 47 vjeç, banues në Vaqarr.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje, si dhe pajisje dhe sende nëpërmjet të cilave dyshohet se luheshin lojëra fati të ndryshme.
Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontroll në banesën e 47-vjeçarit, ku u gjetën 1 radio, 1 palë pranga, 1 mjet prerës (thikë) dhe sasi fishekësh, që dyshohet se posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme, nga djali i tij, shtetasi K. C., 22 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
