Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale, sipas të cilit është plagosur me mjet prerës (thikë), një mjek në Spitalin Memorial Fier, sqarojmë se:
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në ambientet e spitalit, ku nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nuk kishte ndodhur plagosje me mjet prerës (thikë).
Shtetasi J. M., mjek i spitalit dhe shtetasi L. B., punonjës i spitalit kanë patur një konflikt verbal në ambientet e spitalit, për të cilin kanë deklaruar se e kanë zgjidhur me mirëkuptim.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon veprimet procedurale për verifikimin e plotë të rrethanave të rastit.
