Elbasan/Përplasi me automjet, një shtetase, e cila për pasojë humbi jetën në spital, dhe u largua nga vendi i aksidentit, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari

Elbasan

Përplasi me automjet, një shtetase, e cila për pasojë humbi jetën në spital, dhe u largua nga vendi i aksidentit, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, me automjetin që drejtonte dyshohet ka përplasur shtetasen F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar argua nga vendi i aksidentit.

69-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.