Elbasan: Bashkëpunimi komunitet- polici, vë në pranga një shtetas, i cili tentonte të vidhte një automjet

Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan , arrestuan në flagrancë shtetasin: J.K., 61 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas gjatë tentativs për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.B., i cili ishte i parkuar para banesës, është pikasur nga fqinji i tij i cili ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë janë vënë në ndjekje të mjetit i cili dyshohet se ishte vjedhur dhe kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, autorit i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet të mprehtë thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.