Tiranë – Plagos me mjet prerës, për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë, shtetasin S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje).

Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.