DVP Vlorë – Procedohen penalisht 8 shtetas për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Procedohen penalisht 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
•N. L., 40 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi dyshohet se më datë 16.03.2025, ka vjedhur 180 litra vaj ulliri dhe një armë gjahu (me leje) në banesën e një shtetasi, në Kaninë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 15.03.2025, në Orikum, pranë “Portit të Jahteve”, është djegur pjesërisht një eskavator në pronësi të shtetasit E. C., 46 vjeç, banues në Tragjas. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit K. Zh., 84 vjeç, dhe I. P., 41 vjeç, pasi kanë bërë kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit për një konflikt pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•E. H., 35 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi B. H., 58 vjeç, se më datë 14.03.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, gjatë një konflikti pronësie, është kanosur nga nipi i tij E. H.
•K. B., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.03.2025, në një restorant në lagjen nr. 4, ka prishur qetësinë publike duke krijuar zhurma shqetësuese dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
•E. Z., 35 vjeçe, dhe S. I., 60 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 16.03.2025, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën në rrugë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.