DVP Vlorë/Arrestohen 4 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Arrestohen 4 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndaluan me iniciativë shtetasit K. V., 19 vjeç dhe një shtetas të mitur, 16 vjeç, banues Vlorë, pasi dyshohen se më datë 19.03.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një televizor, në ambientet e një shkolle.

Gjithashtu, shtetasi i mitur ka rezultuar se ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 26 vjeç, banues në Nivicë, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit Cannabis Sativa.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë në aksin rrugor “Fier–Vlorë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.