DVP Tiranë/Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të Kokainës dhe Cannabisit

DVP Tiranë

Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të Kokainës dhe Cannabisit. Vihen në pranga 2 autorët e tyre.

Sekuestrohen doza dhe sasi të lëndëve narkotike dhe 1 automjet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, janë goditur 2 raste të tjera në fushën e narkotikëve. Për këto raste:

-Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi shtetasin G. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën doza Kokaine dhe një sasi Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen;

-Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën disa doza Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për pasagjeren në këtë automjet, shtetasen V. C., 33 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.