DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin L. H., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;
-ndaluan shtetasin në kërkim F. D., 41 vjeç, pasi Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Ll., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 54-vjeçare

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 38 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 34-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 62 vjeç, me detyrë nënkontraktues, pasi shtetasi L. P., 58 vjeç duke punuar në një godinë të kontraktuar nga firma e këtij shtetasi, është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset P. S., 31 vjeçe dhe A. D., 34 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin I. F., 63 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes;
-shpallën në kërkim shtetasin K. A., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një mjek.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. L., 36 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në një fasoneri për shkelje të sigurisë të rregullave në punë, pasi është dëmtuar lehtë punonjësja e fasonerisë shtetasja B. S., 39 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit kaloi për në banesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në autostradën “Thumanë-Lezhë”, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan drejtuesin e automjetit shtetasin F. T., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar këmbësorin K. S., 45 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-Sh. S., 20 vjeç, pasi ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen E. A., 22 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. A, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-F. Z., 26 vjeçe dhe T. M., 28 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-Më datë 13.03.2025, në rrugën “Spiro Floqi”, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi G. G., 45 vjeç,banues në Tiranë. Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.
-Më datë 13.03.2025, shtetasi A. V., 50 vjeç, i cili kallëzon se më datë 08.03.2025, është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi I. V., 40 vjeç, banues në fshatin Mushqeta, Krrabë. Punohet për gjetjen e tij.
-Më datë 14.03.2025, rreth orës 20:15, në rrugën “Medar Shtylla”, një shtetas ende i paidentifikuar, gjatë një konflikti ka goditur lehtë dyshohet me mjet prerës shtetasin J. J., 41 vjeç, i cili pas marrjes së mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
-Më datë 14.03.2025, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, është hedhur nga kati i 3-të i banesës shtetasi E. Ç., 71 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.