Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. A., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. A., 20 vjeç, dhe R. P., 22 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën nga një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 61 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 56-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 67 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 22 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur një 24-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-P. S., 41 vjeçe, pasi automjeti që drejtonte kjo shtetase, në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete të tjera. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-A. K., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me murin rrethues të një ndërtese. Nga përplasja janë dëmtuar 19-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, shtetasi O. L., 20 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Ditën e djeshme, shtetasi B. B., 68 vjeç, ka kallëzuar se ka konstatuar të thyer xhamin e automjetit të tij, por nuk i është marrë asgjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e këtij rasti.
Ditën e djeshme, gjatë punës në një rrobaqepësi, shtetasja A. D., 36 vjeçe, ka dëmtuar lehtë, nga pakujdesia, gishtin. Ajo ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.