Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi nga kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhjetëra paketa me cigare, të dyshuara të kondrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. C., 44 vjeçe, banuese në fshatin Vashtmi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-R. A., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë në fshatin Rëmbec.
Rreth orës 19:00 të datës 10.03.2025, një 38 vjeçare, dyshohet se ka konsumuar një sasi lënde kimike (Klor), në banesën e saj. Aktualisht, ajo është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.