DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit;
E. A., 28 vjeç, pasi në Pezë të Madhe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë në korsinë tjetër me sens të kundërt të lëvizjes, ku është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Z., 33 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi B. Z. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit P. Z., 67 vjeç dhe T. Z., 56 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
-Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasi A. M., 62 vjeç, i cili ka kallëzuar se i kanë djegur automjetin e tij tip “Benz”. Shërbimet e Policisë kanë administruar pamjet filmike dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetasit G. K., 27 vjeç, bejmë me dije se ky shtetas është paraqitur vetë në Komisariat, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.